Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Fushtica dhe Komorani janë rreshtuar me partinë fitimtare.
“Fushtica dhe Komorani edhe sonte, sikurse çdo herë, u rreshtuan me partinë e fitimtarëve. Mikpritja e këtyre dy vendbanimeve na bën edhe më të përkushtuar në përmbushjen e objektivit tonë: fitoren dhe qeverisjen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Shala, shkruan Gazeta Insajderi.
“Qytetarët e Fushticës dhe Komoranit të bashkuar për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit. Fushtica dhe Komorani të bashkuar dhe të mobilizuar për PDK-në, për ta vazhduar më tej rrugën e lirisë dhe të shtetndërtimit”.