Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka qëndruar sot në Drenas ku është takuar me strukturat e partisë në këtë komunë.
“Takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me përfaqësues të institucioneve në Drenas. Përkrahje dhe mbështetje masovike për programin Rimëkëmbje dhe për partinë shtetformuese”, ka shkruar Shala në Facebook, transmeton Periskopi.
Kujtojmë se dje ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.