Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka qëndruar sonte në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit.
“Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj”, ka shkruar Shala, transmeton Gazeta Insajderi.
“Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi”.