Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka thënë se programi i kësaj partie po gjen mbështetje të madhe në Kosovë.
Sipas Shalës, pas qeverisjeve të dështuara nga Kurti dhe Hoti, Partia Demokratike e Kosovës po shihet se shpresa e vetme.
“Programi zgjedhor Rimëkëmbje i Partisë Demokratike të Kosovës, po gjen përkrahje të madhe gjithandej nëpër Kosovë.
Rimëkëmbje po shihet si shpresa e vetme për rikonsolidimin politik dhe ekonomik të vendit tonë, pas dy qeverisjeve të dështuara, Kurti dhe Hoti”, ka shkruar ai.
Gjithashtu pas një takimi që ka pasur në Fushticë të Epërme, ai u shpreh se banorët e kësaj ane janë të bindur në PDK-në.
“Edhe Fushtica e Epërme e ka po këtë shpresë. Banorët punëtorë të Fushticës së Epërme, sonte u treguan të bindur se vetëm vota për PDK-në mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Ferat Shala garon me numrin 14 në listën e PDK-së.