Kandidati për deputet nga Partia DEmokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka qëndruar në nëndegët e partisë në Drenas.
“Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar. Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër”, ka shkruar Shala, transmeton Gazeta Insajderi.
“PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj.PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën”.