Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka rikujtuar rënien e tre luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, shkruan Insajderi.
Shala u shpreh se me vrasjen në pritë të Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, Serbia pandehu se e shkatërroi UÇK-në, por pikërisht kjo rënie u bë mobilizim për luftën e pashmangshme të armatosur.
“31 janari i vitit 1997 në kalendarin e historisë sonë kombëtare shënon njërën nga ditët prej më heroikeve: rënien e tre luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.”
“Me vrasjen në pritë të Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, Serbia pandehu se e shkatërroi UÇK-në, por pikërisht kjo rënie u bë mobilizim për luftën e pashmangshme të armatosur.”
“Sot, 24 vjet pas, UÇK-ja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, po vazhdon të përballet me drejtësinë e munguar.Por ideali i madh i UÇK-së do të triumfojë edhe në betejën e drejtësisë”.