Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, është takuar me djalin e heroit Halim Bajraktarit, i cili bartë emrin e babait të tij, Halim Bajraktari i ri.
Shala, në një shkrim në Facebook, ka treguar se Halim Bajraktari i ri, në shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Derisa, ai ka treguar se si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare.
Shala në zgjedhjet e 14 shkurtit, bartë numrin 14 në listën e PDK-së.