Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është takuar sot me Agim Kastratin, një ndërmarrës i suksesshëm kosovar.
Shala ka shkruar se Kastrati është njëri nga simpatizantët më të palodhur të PDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.
“Takim i përzemërt me Agim Kastratin, ndërmarrësin e suksesshëm, dashamirësin dhe mbështetësin e jetës sonë sportive. Agimi, po ashtu, është edhe njëri prej aktivistëve të palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Drenicës”, ka shkruar Shala.
Tutje ai ka thënë se “Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së, ashtu siç është edhe PDK-ja mbështetëse e njerëzve të suksesshëm të Kosovës”. /Insajderi.org