Kandidati për deputet nga Partia Demorkatike e Kosovës, Ferat Shala, e ka vizituar sot fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas.
Shala është pritur nga drejtori fabrikës, Hysni Asllanaj.
“Prodhimet e Ëintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.
“Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së”.
“Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës”, tha tutje ai.
Postimi i plotë: