×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ferati i LDK-së s’e pret babadimrin, me para të komunës i bën “dhuratë” vetës veturë 52 mijë euroshe

    Insajderi
    19 December 2023 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Ferati, i cili po udhëheq me Komunën e Istogut tash e dy vite, është bërë me veturë të re. Vlera e kësaj veture është 52,599 euro.

    Në një tender të ndarë në dy lote, Komuna e Istogut ka blerë një veturë për kryetarin dhe tri për nevoja të administratës komunale, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vetura e kryetarit i ka kushtuar buxhetit të komunës plot 52,599 euro, ndërkaq tenderin për të e ka fituar kompania nga Ferizaj “Auto Bibaj SH.P.K.”.

    Ndërkaq, administratës komunale veturat i kanë kushtuar mbi 70 mijë euro. Kompania fituese e këtij tenderi është “Auto Mita SH.P.K.”.

    Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, pagesa do të realizohet me anë të kësteve.

    Çfarë veture e kërkoi kryetari e çfare administrata?

    Ndonëse s’është specifikuar marka dhe modeli i veturës, e as s’është bërë i ditur në njoftimin për dhënie të kontratës, kryetari i Istogut ka pasur kërkesa të veçanta për veturën e re.

    Sipas dosjes së tenderit, vetura e kryetarit vëllimin e motorit duhet ta kishte minimumi 3.0 dhe 210 KW fuqi.

    Ferati, çdoherë sipas dosjes së tenderit, ka kërkuar veturë me tetë ndërrues të shpejtësive.

    2019 është viti i prodhimit të veturës që është kërkuar, teksa kryetari i radhës së LDK-së ka pranuar që vetura t’i ketë deri në 55 mijë kilometra të kaluara.

    Përveç tjerash, kryetari i Istogut e ka kërkuar veturën me drita LED, si dhe imobilizer elektronik kundër vjedhjes.

    Ndryshe nga kryetari, kursimtarë aspak s’janë treguar administrata komunale e Komunës së Istogut. Këta të fundit kanë kërkuar që vetura të jetë prodhim i ri i vitit 2022/2023, 00 kilometrazhë.

    Po ashtu, kërkesë specifike kanë pasur që hapja dhe mbyllja e xhamave para dhe pas të bëhet në mënyrë elektronike. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark