Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, përmes videove në rrjetet sociale po shpalos programin e tij dhe të ekipit të tij për shtyllat e ndryshme që i ka të përfshira në planin e tij.
Shtylla e parë në planin e tij është shëndetësia, mirëqenia dhe barazia. Në videon e përgatitur Ferati shpalosi pikat në të cilat e bazon të gjithë planifikimin e tij për rritjen e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies.
Ferati zotohet që nën qeverisjen e tij Istogu do të jetë një qytet i shëndetshëm, i mirëqenë e i barabartë.