Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, vizitoi disa biznese që merren me rrobaqepësi, me ç’rast i vlerësoi maksimalisht për suksesin dhe u premtoi mbështetje të vazhdueshme.
“Në vizitë te Valmirja, Eminja dhe Lendita – udhëheqëse të suksesshme të bizneseve të tyre të rrobaqepësisë”, tha Ferati.
Ai më tej u prezantoi planin për mbështetjen e bizneseve që udhëhiqen nga gratë:
– çdo taksë e tatim komunal do të eliminohet për të gjitha bizneset që udhëhiqen nga gratë.
– çdo vend i ri i punës që krijohet për gra do ketë subvencionim të pagës.
– me qëllim stimulimin e punësimit të grave, çdo biznesit që punëson të paktën 50% gra do t’i eliminohen tatimet e taksat komunale.