×
Zgjedhjet 2021

Ferati: Shëndetësia do të jetë në fokusin e qeverisjes për të gjithë

Insajderi
29 September 2021 - 17:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka vizituar sot QKMF-në, ku është njoftuar nga afër me sfidat që ka ky institucion.

Me këtë rast, ai ka vlerësuar lart punën e stafit shëndetësor, duke veçuar kontributin e tyre në përballje me pandeminë COVID-19.

Më tej, Ferati ka thënë se qeverisja e tij do të jetë e mirë për të gjithë, ndërsa shëndetësia do të jetë në fokusin e tij.

Ndër të tjera, Ferati theksoi se në kuadër të programit të tij përfshihet ndërtimi i QKMF-së së re, rritja e kapaciteteve të resurseve humane dhe shërbimeve mjekësore, funksionalizimi i repartit të maternitetit, modernizimi i të gjitha QMF-ve dhe funksionalizimi i ambulantave, zgjerimi i ekipeve mobile që do të kujdesen për pacientët që nuk kanë mundësi transporti si dhe decentralizimi i procesit të vaksinimit.

No description available.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark