Insajderi
Lajme

Ferizaj: Dy persona grabisin 1 mijë euro në market duke kërcënuar me armë

Insajderi
04 March 2025 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizaj: Dy persona grabisin 1 mijë euro në market duke kërcënuar me armë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë pasdites së djeshme në qytetin e Ferizajt në një market ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Një punëtore ka deklaruar se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë arritur që të marrin para të gatshme në vlerë prej 1000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000) euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark