Insajderi
Lajme

Ferizaj, inskenon kërcënime për qëllim të azilit

Insajderi
11 April 2016 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Ferizaj  i cili kishte hapur llogari të rreme në Facebook, ka planifikuar që të inskenojë këtë ngjarje se ai ishte viktimë e rastit për kanosje.

I dyshuari me adresën e rreme në Facebook, kishte shkruar mesazhe kërcënuese në adresën e tij personale me qëllim që të marrë ndonjë dokument nga Policia apo Gjykata dhe pastaj atë ta përdorë për të kërkuar azil në Shtetet Evropiane.

Me këtë rast njësiti i hetimeve nga Policia e Kosovës ka arritur të vërtetojë se i dyshuari në fjalë që fillimisht ishte deklaruar si viktimë, ka dhënë deklarim të rrejshëm në polici me qëllim të përfitimit të një dokumenti nga organet e rendit.

Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në raportin e policisë thuhet se janë arrestuar 13 persona, 5 prej të cilëve janë në mbajtje. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark