×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ferizaj: Lëndohet shoferi i një kamioni, dheu ia zë këmbët

    Insajderi
    14 May 2024 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer i një kamioni është lënduar në një vendpunishte në Ferizaj pasditen e së martës. Një pjesë e dheut ka rënë mbi të, duke ia zënë këmbët.

    Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai shtoi se disa zjarrfikës kanë arritur që ta nxjerrin shoferin nga bllokimi i dheut, ku më pas është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

    “Me datë 14.05.2024 rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën ” Reçaku” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vendpunishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrëfikësve , një ekipë e  emregjencës dhe policia”.

    “Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39 vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun,  dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rreshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët)”, njofton Veseli.

    “Disa pjesëtarë të zajrrëfikësve kanë arritur që shoferin ta nxjerrin nga bllokimi i dheut, të cilin me autommulancë e kanë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore për lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur  hetuesit  e stacionit të Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark