×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Nëna godet vajzën e saj të mitur me mjet të fortë

    Insajderi
    26 May 2024 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje në Ferizaj.

    Në raportin ditor të policisë thuhet se një nënë e ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

    Policia njofton se viktimës iu është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    “DHUNË NË FAMILJE- Ferizaj 25.05.2024 – 19:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark