Ferizaji i dha mbështetjen e madhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe planit të saj të Rimëkëmbjes.
Kështu ka thënë kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca, e cila tha se kjo mbështetje u jep motiv shtesë për fitore.
“Ferizaji e shprehu mbështetjen e fuqishme për planin e PDK-së për rimëkëmbje. Ferizaji mbetet zë i fuqishëm i vullnetit për zhvillim e shtetndërtim. Mbështetja e sotme është motiv shtesë për fitore. Takimi i sotëm është paralajmërim i saj”.
“Kjo mbështetje e konfirmon nevojën e platformës sonë për vendin. Kurse, ne do të këmbëngulim që ta jetësojmë me 14 shkurt. #EnverHoxhajKryeminister, #PDK, #RIMËKËMBJE, #adelinagrainca99”, ka shkruar Grainca në rrjetin social Facebook. Insajderi.org