×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fero e dokumenton fitoren e kujdestarisë së vajzës

    Insajderi
    26 September 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish reperi Fero dhe ish partnerja e tij, Arbenita Ismaili, vijojnë të mbesin dy nga personazhet më të përfolura së fundmi si shkak i kujdestarisë ndaj vajzës së tyre, Ninës.

    Ditën e djeshme, mediat u pushtuan nga një prononcim i avokates së Arbenita Ismailit, Blinera Osmanit, e cila deklaroi se “se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës”.

    “Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani për Telegrafin.

    Por, mesa duket ligji kësaj radhe ka vendosur totalisht në favor të Feros.

    Kështu bëri të ditur ai, duke publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës, e ku e etiketoi Priven, me qëllim të shfaqjes së vërtetës.

    “Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundershtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet pos tjerash në imazhin e publikuar.

    Pra, nuk ka më asnjë mëdyshje – Fero e ka fituar kujdestarinë e vajzës për 12 muajt e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark