×
Show

Fero merr iniciativën për ta bashkuar qytetin e Gjilanit

Insajderi
06 August 2020 - 08:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Si në kulturën e Hip-Hop muzikës ashtu edhe në sport Gjilani gjithmonë ka ofruar shumë.

Konkurrenca e madhe brenda këtij qyteti ka bërë që rivalitetit të jetë çdo herë e më i egër.

Sherre të shumta mes Hip-Hop artisteve në Gjilan kanë bërë që e gjithë vëmendja për vite të tera të jetë në Gjilan sa i përket këtij zhanri.

Një artist i ri por shumë i famshëm nga Gjilani e ka marrë një iniciativë tejet interesante, për ta bashkuar qytetin e Gjilanit. Fjala është për Feron, i cili ka kërkuar që të bashkëpunoj me artistet më të mirë të të gjitha kohërave të hip-hop-it që janë nga Gjilani.

Për më tepër Fero ka kërkuar që edhe tifozët e dy klubeve FC Drita dhe FC Gjilani, të bashkohen për ta përkrahur këtë iniciative. Intelektualet dhe Skifterët njihen për rivalitetin e tyre të madh.

Kjo iniciativë nuk është aspak e lehtë, duke u nisur nga fakti i sherreve të shumta mes grupeve dhe artisteve atje, mirëpo Fero si shpesh herë edhe kësaj radhe ka guxuar ta marrë një hapë të madh dhe të guximshëm në industrinë e muzikës, dukë bërë ftesë publikë në Instagram për një bashkëpunim gjigand.

Pas pak minutave që reperi kishte bërë publike ne Instagram ftesën për këtë bashkëpunim , ka pranuar menjëherë konfirmimet e para.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark