×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fero pyetet për deklaratat e vetëvrasjes dhe dhunën ndaj Arbenitës: Në burg isha pa pikë faji

    Insajderi
    17 September 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Fero tha është në gjendje të keqe edhe për arsye se nuk po guxon të flasë nga frika se mos prokuroria e Gjilanit po ia humb të drejtën që ta shoh vajzën e tij për pesë ditë në muaj.

    Ai sot në “Kosova Today” u pyet edhe për dhunën e ushtruar ndaj Arbenitës duke e ndërlidhur me rastin e tanishëm.

    Fero u përgjigj se ka qëndruar në burg edhe pse nuk kishte faj.

    “Që një vjet e pesë muaj asnjë dënim nuk e kam, askujt nu i kam thanë asnjë fjalë të keqe. Në burg isha pa pikë faji. E kam pranuar fajin për me dal prej burgut.”, tha Fero.

    Ai u pyet edhe për deklaratat e tij për vetëvrasje.

    “Jam kanë momente të këqija shpresoj që asnjëherë të mos biesh në pozitën teme”, ishte përgjigja e Feros ndaj gazetarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark