Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave ka arritur ta fitojë Kampionatin Evropian.
Në “Wembley”, vashat e Anglisë mposhtën Gjermaninë me rezultat 2:1.
Pas përfundimit të takimit, Sarina Vigman shkoi për të dhënë konferencën e saj për shtyp, kur në atë moment hynë dhe futbollistet e kombëtares të cilat këndonin këngën e famshme, “Po vjen në shtëpi”.
Video u bë menjëherë virale në rrjet duke marrë vëmendjen e madhe të mediave britanike, të cilat e shikojnë këtë sukses si një arritje të madhe të sportit në ishull.
Gjithashtu Vigman u bë e para trajnere në historinë e këtij kompeticioni që arrin ta fitojë këtë turne dy herë radhazi, pasi në 2017 arriti të triumfonte me Holandën.