Fëstëkët janë fruta arrore të mrekullueshme që janë cilësuar si simbol i shëndetit dhe mirëqënies qysh nga kohërat e lashta. Këto janë të pasur me shumë vlera ushqyese që janë esenciale për shëndetin.
Fëstëkët, në fakt janë bërthama të marra nga frutat që i pëërkasin familjes Anacardiaceae, me gjini: Pistacia. Kanë një madhësi mesatare dhe besohet të kenë origjinën në vargjet malore të Azisë Perendimore dhe rajonin e Turqisë.
Fëstëkët rriten nën klimë të ngrohtë, verëra të thata dhe dimër të ftohtë. Këto kultivohen në shkallë të larë në SHBA, Iran, Siri, Turqi dhe Kinë. Pas plantacionit duhen rreth 8 deri 1o vite derisa bima të kultivojë frutat e saj. Pas kësaj, frutet kultivohen për shumë vite me rradhë.
Fëstëkët janë fruta ku bërthama e saj gjendet në mes ndërsa është e mbështjellur në dy anët me lëvore të fortë kockore, bërthama ka ngjyrë të gjelbërt të lehtë, formë paksa të zgjatur, arrin 2 cm gjatësi dhe 1 cm gjërësi, ndërsa peshon rreth 0,7-1 gr.
Përfitimet shëndetësore të fëstëkëve
Fëstëkët janë fruta arrore të shijshme dhe të njohura për vetitë e tyre ushqyese. Së bashku me frutat tjera si bajamet, arrat, këto ofrojnë burime të proteinave, yndyrnave dhe mineraleve.
Fëstëkët janë burim i pasur i energjisë, 100 gr ofrojnë 557 kalori. Konsumi i rregullt i këtyre frutave arrore mund të ndikojë në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Janë të pasur me substanca fitokimike si karroten, Vitamin E si dhe komponime antioksiduese. Studimet tregojnë se këto komponime ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira toksike nga trupi, dhe kështu duke e mbrojtur atë nga sëmundjet, kanceri dhe infeksionet.
Fëstëkët janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me gama-tokoferol, 23 gr. per 100 gr. vitamina E është një antioksidues i fuqishëm esencial për mirëmbajtjen e membranës qelizore dhe lëkurës.
Fëstëkët përmbajnë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik, shkruan femra.net
Gjithashtu, këto fruta janë burim i mineraleve si bakri, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. 100 gr. të fëstëkeve japin 144% të nivelit të përditshëm të rekomanduar të bakrit. Bakri është një mineral thelbësor për neuro-transmiterët, metabolizmit si dhe prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Vaji i fëstëkëve i nxjerrë nga bërthama e tyre është ndër më të shëndetshmet në gatim. Ka aromë të këndshme dhe veti të shkëlqyera ushqyese. Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia. Përveç kësaj, ky gjen përdorim edhe si vaj bazë në barnat tradicionale, aromaterapi, në industrinë farmaceutike dhe kozmetike.