Clubberat kosovar kanë jo pak festivale dhe ndeja me muzikë elektronike gjatë një viti madje, madje aso festivale që zgjasin afro një javë, por një festival që do të nisë edicionin e parë muajin tjetër ka një tjetër synim: të ju ofroj muzikë 42 orë pa ndalë.
“Zone Fest” titullohet festivali që do të mbahet me 2 dhe 3 Qershor në hapësirën e klubit me të njëjtin emër në Zonën Industriale.
E lista e DJ-ve është e gjatë dhe ka emra jo pak të rëndësishëm në skenën e muzikës elektronike.
Magda, John Digweed e Matthias Tanzmann janë vetëm disa nga emrat e 24 DJ-ve që do të performojnë gjatë këtij 42 orëshi. Do të ketë edhe Dj lokal sikurse Toton, Jehonë, Vegim, Likatek e shumë të tjerë.
Organizatorët thanë për Insajderin se detajet rreth çmimit të biletave dhe hapësirës specifike se ku do të mbahet festivali, por ajo çfarë mund të ofrojnë tani është premtimi se “Zone Fest” do të “shtrihet në 2 net e 3 ditë, me 2 skena muzikore, 24 artistë, 42 orë muzikë, party dhe eksperiencë e plotë festivali internacional”./Insajderi.com