Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dhënë vërejtjen e fundit skuadrës së Dritës e cila e kishte prezantuar në konferencë për shtyp drejtorin Sportiv Valon Zymberi ani pse ai ishte i dënuar.
Komisioni Disiplinor ditë më parë e kishte suspenduar Zymberin për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet e FC Dritës, pas akuzave që kishte bërë në adresë të FK-së, derisa i njëjti doli në konferencën për shtyp javën e kaluar ani pse ishte i dënuar, shkruan Demokracia.com.
Për këtë arsye Zymberi është dënuar me 500 euro shtesë derisa Dritës i është dhënë Vërejtja e fundit.
Më poshtë gjeni komplet vendimet e Disiplinorit të FFK-së:
Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35të BKT Superligës, si dhe xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Drejtori sportiv i FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita . Bazuar në nenin 17 paragrafi 2 neni 38 si dhe neni 63 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore : Dënohet me të holla me shumë prej 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva”, Kastriot Kafexholli nr ID.0067510M83. Në min 72’ pas vendimit nga asistenti i parë për pozitë jashtë loje reagon në mënyrë të vrazhdë në drejtim të tij duke e ofenduar dhe duke bërë sjellje të pahijeshme. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Malisheva. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Lojtari i FC ”Arbëria” D , Emir Baftiu me nr fanelle 8 dhe nr ID 005596M98. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Vita”, Ylli Fazliu me nr fanelle 11 dhe nr ID 009819M97 Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ” Vllaznia” P, Ardijan Mustafa me nr fanelle 6 dhe nr ID. 002758M89. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Ferizaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ” Trepça 89” Leart Avdiu me nr fanelle 21 dhe nr ID 000688M02. Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtare për çka ndëshkohet direkt me karton te kuq. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Drenasi – Trepça’89. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.