×
  • Sport
  • Sport

    FFK: I plotësojmë kushtet e licencimit nga Ministria

    Insajderi
    01 February 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Ekzekutiv sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit të tyre, Agim Ademi, ku diskutuan shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

    KE analizoi dhe shqyrtoi ecurinë dhe zhvillimin e punimeve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së, duke konstatuar se pati një frymë konstruktive dhe debate frytdhënëse në trajtimin e Statutit të ri të FFK-së, cili u miratua me shumicë votash dhe i cili i plotëson kriteret dhe kushtet sipas specifikave të Kosovës .

    KE shqyrtoi edhe licencimin e FFK-së dhe konstatoi se me miratimin e Statutit të ri janë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për licencimin e FFK-së, përcjell arbresh.info.

    Po ashtu KE shqyrtoi dhe miratoi orarin e garave të stinorit pranveror të Kampionatit 2022/2023, i cili fillon me ndeshjet e kupës më 4 shkurt dhe do të përfundojë më 28 maj 2023.

    KE shqyrtoi edhe Raportin e Këshillit Emergjent pas vërshimeve në shumë komuna të vendit, e ku dëme pësuan edhe stadiumet e fushat e futbollit të shumë klubeve. Së këndejmi KE mori vendim që brenda mundësive në bashkëveprim me Kuvendet komunale t’u ndihmohet klubeve për përmirësimin e gjendjes në këto stadiume.

    Ata shqyrtuan edhe ecurinë e ndeshjes së Superkupës ndërmjet kampionit të Kosovës, FC Ballkani dhe fituesit e Kupës e Kupës së Kosovës, FC Llapi, e cila u zhvillua në Antalia, më 21 janar 2023 dhe kaloi në një organizim jashtëzakonisht të mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark