Klubi i futbollit Vitia ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kërkuar anulimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
KOHA ka siguruar padinë e dorëzuar të hënën nga klubi Vitia, që sipas klubit, caktimi i mbajtjes së zgjedhjeve më 6 prill është i kundërligjshëm.
FFK-ja ditë më parë caktoi 6 prillin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa u përcoll me reagime të shumta. U vlerësua i paligjshëm.