Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Laurit Krasniqi ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosvoës, pas takimit me numrin një të FFK-së, Agim Ademin, raporton Insajderi.
Në sajtin zyrtar të FFK-së, është konfirmuar takimi i Ademit me futbollistin shqiptar Krasniqi, i cili karrierën e ka nisur në klubin belg, Antwerp.
Krasniqi shkëlqeu në dy ndeshjet evropiane që Antwerp i zhvilloi kundër Dritës së Gjilanit në Konferencë Ligë. Madje, goli i tij ndihmoi në eliminimin e Dritës mbrëmë nga garat evropiane.
Lauriti, 22-vjeçar, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe është produkt i akademisë së Antwerp. Ai këtë sezon ka fituar besimin e trajnerit Mark van Bommel.
Mbetet të shihet në të ardhmen e afërt se a do të pranojë ftesë Krasniqi nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse. /Insajderi/