Të dyja versionet sjellin pajisje të reja në paketën bazë, një ekran multimedial prej 7 inç, ngjyra të reja si Avantgarde Bordeaux, Epic Blue dhe Portofino Green, ngjyra të reja të panelit të kontrollit, rrota aliazhi 16 inç, dhe enterier të rinovuar.
Star dhe Rockstar janë gjithashtu në dispozicion në versionin e konvertueshëm, dhe sa i përket makinës, zgjedhja është vetëm në mes të benzinës 1.2 litra me 68 kuaj fuqi dhe 875cc TwinAir me dy motorë turbo me 84 kuaj fuqi.
Apple CarPlay dhe Android Auto janë integruar në pajisjet standarde për të dy modelet dhe FIAT ka përgatitur një listë ekskluzive muzikore për 500 klientët e parë me titull “120 vjet me këngë” për nder të 120-vjetorit të brendit.