×
  • Sport
  • Botërori 2022

    ​FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Uruguait – kjo është arsyeja

    Insajderi
    05 December 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FIFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Uruguait dhe katër lojtarëve për sjelljen e tyre në fund të ndeshjes së tyre të fundit në grupe të Kupës së Botës kundër Ganës.

    Uruguai mundi Ganën 2-0, duke përfunduar i treti pas Koresë së Jugut në Grupin H.

    Lojtarët e Uruguait reaguan të tërbuar në fund të ndeshjes, duke u përballur me arbitrin nën pretendimet se iu ishte mohuar një penallti.

    Jose Maria Gimenez, Edinson Cavani, Fernando Muslera dhe Diego Godin të gjithë mund të përballen me dënime për shkelje të kodit disiplinor të FIFA-s në lidhje me sjelljet ofenduese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark