×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi emocionon me fjalët për Adrianën: Jom tu maru me t’përqaf

    Insajderi
    02 December 2021 - 01:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përballja për herë të dytë me tumorin e aktores Adriana Matoshi është një nga lajmet më të diskutuara të këtyre ditëve.

    Adriana Matoshi iu nënshtrua sot një ndërhyrje kirurgjikale në tru, e cila u realizua në Tiranë.

    9 vite pasi kishte arritur të triumfonte mbi sëmundjen, Adriana më herët na bëri me dije se tumori ishte rikthyer përsëri në kokën e saj dhe se ajo do të duhej dhe njëherë të vendosej mes jetës dhe vdekjes.

    Të shumtë kanë qenë ata artistë, deputetë dhe njerëz të ekranit të cilët i uruan shërim të shpejtë aktores. Së fundmi, edhe Fifi ka treguar mbështetjen e saj ndaj Adrianës.

    Përmes një fotografie të aktores në rrjetet sociale, Fifi shkruan se sa shumë ajo i mungon dhe mezi prej ta takojë.

    Ndër të tjera Fifi shton se ajo është njeriu më i fortë dhe i guximshëm që ka njohur.

    “O jeta je, oj energji e pastër. Jom t’u maru met përqaf e met marr erë…o njeri ma i fortë e ma e guximshme që e kom njoft najherë. Jam tut prit me zell e dashni kur të kthehesh me pi qaj rusi n’dar edhe me bo muhabet plot se kemi me fol…plus më duhen këshillat e tua. Oj aktorja jeme e preferume që ma ngjeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë”, shkruan ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark