×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi flet për raportin me Adrola Dushin: Unë nuk kam…

    Insajderi
    10 September 2023 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, ka folur së fundmi për raportet që ka me Adrola Dushin, e cila është ish-gruaja e partnerit të saj, sipërmarrësit Adis Patushi.

    Fifi tha se ka raport të mirë me Adrolën dhe se është grua fantastike.

    “Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, deklaroi Fifi.

    Fifi tha se njohja e saj me partnerin erdhi shumë vite pasi ai ishte ndarë nga Adrola.

    “Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur AAdisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha Fifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark