×
  • Lajme
  • Lajme

    Fiks para 5 viteve me 30 gusht- Kusari-Lila refuzonte shkrirjen në VV pa llogo e pa emër të Alternativës

    Insajderi
    30 August 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pikërisht sot para pesë viteve, (30.08.2024), deputetja, Mimoza Kusari-Lila, kishte parime të tjera. Alternativa që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, atëkohë kishte refuzuar koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Arsye ishte mos pranimi i identitetit të Alternativës nga VV. Ndërsa sot, nga VV, u njoftua se do të jenë bashkë në zgjedhje, por që nuk kanë mundur që ky koalicion të procedohet formalisht në KQZ.

    Me 30 Gusht të vitit 2019, Mimoza Kusari-Lila, kishte refuzuar koalicion me VV-në, pasi kjo parti nuk kishte pranuar identitetin e Alternativës nga VV.

    “Përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, më lejoni të ju komunikojë se Alternativa NUK ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së.Kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, kishte njoftuar Kusari atëkohë.

    Por, që një muaj me pas në shtator të vitit 2019, ishte bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u shkrirë në listën zgjedhore të kësaj partie.

    Njësoj duket si ka ndodhur edhe në këto zgjedhje, kjo parti do jetë në kuadër të listës së VV-së.

    Lëvizja Vetëvendosje, sot ka njoftuar se planifikon të garojë në zgjedhjet e ardhshme me Partinë Guxo dhe Partisë Alternativa.

    VV tha se ky koalicion nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ.

    “Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare”, thuhet në njoftim.

    12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark