Fotografi që punon në Tokyo, Danilo Dungo përdor drone për të nxjerrë fotografi magjepsëse të luleve japoneze.
Çdo pranverë ai shkon tek Parku Inokashira dhe shpreh adhurim ndaj luleve të pranverës që janë të famshme gjatë kësaj kohe në Japoni.
Gjatë kohës kur shkrep foto duke përdorur dronin, ai zbulon diçka të mahnitshme tek fotot.
Kur vendi shikohet me një perspektivë të dronit, në një lartësi te madhe, lumi në parkun Inokashira shihet i mbuluar me lule! Ngjan sikur të jetë i mbuluar nga poleni në rrjedhën e lumit, lulet kanë një ngjyrë rozë që duket pothuajse sureale, një pamje që nuk është parë para përdorimit të dronit.
Për më shumë pamje, shikoni fotot mahnitëse më poshtë!