×
  • Sport
  • Sport

    Fillimi i ‘tmerrshëm’ te Manchester United: Më detyruan të bëj seks para Beckham, Keane dhe Giggs

    Insajderi
    01 April 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Daniel Nardiello, i cili “i vari këpucët në gozhdë” në vitin 2017, denoncon më shumë se 20 vite më vonë situatën “e tmerrshme” që përjetoi në një ceremoni inicimi seksual te Manchester United.

    Futbollisti siguroi në podkastin e “Under the Cosh” se kur u promovua nga ekipi rezervë në ekipin e parë e detyruan të pretendonte se bënte seks në një tavolinë me një grua imagjinare, përballë yjeve të mëdhenj të skuadrës në atë kohë.

    “Fillimi im te Manchester United ishte të bëja dashuri me një grua imagjinare në tavolinë. Disa prej nesh duhej ta bënin këtë, ishte e tmerrshme”, – shpjegon Nardiello. David Beckham, Roy Keane dhe Ryan Giggs e dëshmuan atë ngacmim seksual pa shije:

    “Ryan dhe David ishin liderët. I shihja ata të dy duke dhënë gjithçka dhe mendoja: Oh, Zoti im, unë duhet të bëj dashuri me një femër përballë gjithë këtyre djemve. Më pyesnin a është bjonde? A është brune? Si e bën? Ishte situatë e tmerrshme”.

    Nardiello ishte një lojtar premtues i ri për Manchester United, i cili bëri debutimin me “Djajtë e Kuq” më 5 nëntor 2001 kundër Arsenalit. Sulmuesi premtues, për të cilin Manchester United pagoi më shumë se 200.000 euro te Wolverhampton Wanderers kur ishte vetëm 17 vjeç, nuk spikati aspak në “Old Trafford”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark