Në këto momente kanë filluar bisedimet për armëpushim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Bisedimet janë duke u zhvilluar në Minsk të Bjellorusisë, shkruan Insporti.com.
Sipas gazetës izraelite “The Jerusalem Post” në këto bisedime është i përfshirë edhe milardieri rus, Roman Abramovich.
Abramovich është pronar i klubit anglez Chelsea dhe gjatë fundjavës ai përmes një komunikate për shtyp njoftoi se drejtimin e klubit ja deleguar fondacionit të klubit dhe se nuk është i përfshirë në politkë apo në luftën Rusi – Ukrainë.
Manjati rus Abramovich është ndër personat më të pasur rus në botë dhe shihet si një oligark me raporte tejet të afërta me Vladimir Putin.
Rusia nga enjta e javës së kaluar ka filluar pushtimin e Ukrainës por që deri më tani ka hasur në rezistencë të jashtëzakonshme nga ukrainasët.
Po ashtu, shteti rus është duke u përballur me sanksione ekonomike nga e gjithë bota. /Insporti.com/