×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fillon gjyqi ndaj 21 vjeçares që vrau babain e saj në Zvicër, publikohet dëshmia e saj rrënqethëse

    Insajderi
    24 August 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    M.B. tri vite më parë kishte qëlluar për vdekje babain e saj.

    Vajza nga Kosova me vendbanim në Zvicër pretendon se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe, sipas saj, po të mos e bënte atë nëna e saj nuk do të ishte gjallë.

    “Po të mos kisha qëlluar, nëna ime nuk do të ishte më këtu. Ai bërtiste që do të iu vras të gjithëve. Kemi vuajtur shumë nga ai. Jam e lumtur që arrita ta shpëtoj nënën nga ai”, ka thënë vajza 21 vjeçare.

    Për prokurorin akti është një vrasje me dashje. Ai kërkon dënim me burg pa kushte prej pesë vitesh.

    “Akti ishte shumë afër një vetëmbrojtjeje të justifikuar”, tha prokurori.

    Viktima mësohet se kishte drejtuar një biznes të shitjeve të makinave në Zvicër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark