×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fillon ndërtimi i objekteve të reja në Turqinë jugore

    Insajderi
    22 February 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Synimet e autoriteteve turke janë që brenda një viti të përfundojnë ndërtimet e rajoneve të prekura nga tërmetet më përmasa fatale të 6 shkurtit.

    Në disa provinca jugore të Turqisë, siç janë Nurdagi, Islahiya, Kilis dhe Adiyaman Kahta sot pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e ndërtesave të reja të banimit.

    “Janë nënshkruar kontratat e para për ndërtimin e ndërtesave në vendet ku janë kryer kërkimet e nevojshme dhe në lidhje me ndërtimin e paralajmëruar të ndërtohen 200 mijë apartamenteve të reja në qytetet jugore të Türkiyes që u prekën nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit, njoftoi së fundmi presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.

    Numri i viktimave nga tërmetet e fundit në Türkiye është rritur në mbi 42 mijë persona, respektivisht më shumë se 100 mijë të tjerë të lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark