Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka publikuar një listë të pasagjerëve të cilët ishin në avionin ushtarak rus, i cili u rrëzua në mëngjesin e sotëm në Detin e Zi.
Në bordin e këtij avioni autoritetet ruse kanë treguar se kanë qenë 64 pasagjerë nga akademia e badës, “Alexandrov” si dhe drejtori i kësaj bande, Valery Khalilov.
Gjithashtu në mesin e këtyre pasagjerëve kanë qenë edhe nëntë gazetarë, tetë ushtarë, dy nëpunës civilë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, shkruan BBC, raporton Insjderi.
Ky avion ishte drejtuar për në Siri për të mbajtur një koncert me rastin e Vitit të Ri për trupat ruse që ndodhen atje.
Rusia, një aleat kyç i Presidentit sirian Bashar al-Assad është duke kryer sulme ajrore kundër atyre që ata i konsiderojnë grupe terroriste.
Në avion ishin 91persona ushtarak rus, ai u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20. /Insajderi.com