Përfaqësuesja e Kosovës U17 tashmë ka arritur në Siena të Italisë, aty ku do të marrë pjesë në rrethin elitë të grupit të gjashtë për kualifikimet e Kampionatit evropian 2022, që mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor
Sot po zhvillon takimin ndaj Ukrainës. Ky takim shënon rikthimin e ekipeve kombëtare të Ukrainës në garat e UEFA-s pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet.
Në shenjë përkrahje të popullit ukrainas, i cili po ballafaqohet me luftë nga agresioni rus, kapiteni i Dardanëve U17, Igball Jashari para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.
Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.