×
  • Sport
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Film për tenistin John McEnroe

    Insajderi
    13 May 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka qenë një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e sportit dhe betejat mes tenistëve John McEnroe dhe Bjorn Borg do të vijnë në ekranin e madh në një film të ri me protagonist Shia Labeouf, i cili do të interpretojë McEnroe.

    Aktori i famshëm u fotografua ditën e mërkurë në sheshxhirimin e këtij filmi, në Suedi.

    Filmi do të ketë regjinë Janus Metz Pederson.

    Suedezi Bjorn Borg dhe amerikani John McEnroe kanë qenë rivalë të ashpër me njëri-tjetrin në periudhën 1978-1981, me finalen e Uimbëlldonit të vitit 1980 që konsiderohet si një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e tenisit.

    Këta lojtarë kishin stile të ndryshme loje dhe ishin tipa krejt të ndryshëm, me McEnroe që njihet për “shpërthimet” e tij në fushë, ndërsa Borg ishte i qetë dhe nuk shfaqte emocione. Ky rivalitet u quajt “Zjarri dhe Akulli”, shkruan tch.

    Suedezi dhe amerikani janë ndeshur 14 herë me njëri-tjetrin dhe bilanci është 7 fitore për secilin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark