×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmat e financuar nga QKK-ja japin premierën në “DokuFest”

    Insajderi
    11 August 2023 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Hana e re” dhe “Prishtinë 2002” janë dy filma artistikë kosovarë, të financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, të cilët patën premierën e tyre në “Dokufest”

    I pari është me skenar dhe regji të Jehona Berishës dhe producent Jetmir Zenelajn, teksa i dyti me regji të Trëndelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovcin.

    Të dy filmat e lartpërmendur janë në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë nacionale.

    Me synim rrjetizimin mes kineastëve të rinj dhe producentëve botërorë, pas shfaqjes u organizua koktej rasti ku të pranishëm ishin drejtuesja e QKK-së Blerta Zeqiri, anëtarë të këshillit drejtues dhe stafi i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark