×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” fiton çmimin e publikut në Tiranë

    Insajderi
    20 October 2021 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor.

    Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i fulmit, Nuhi Bytyçi fuke falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin “Mbijetesa dhe shkolla” theksoi se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve tē lirisē së Kosovës.

    “Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se “e kam shijuar këtë festival dhe më ka.përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi tortë. E falënderoj drejtiren artistike znj.Mirela Oktrova, themuesin e drejtorin e festivalit z.Edmond Topin dhe gjithē stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta per filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese”, ka thënë ai.

    Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i 12-të.

    Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark