×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi “Parullat” shfaqet sonte në sheshin e Prishtinës

    Insajderi
    30 August 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte në ora 20:00 do të shfaqet filmi i mirënjohur “Parullat” në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinës, gjegjësisht në shetitoren afër Katedrales “Shën Nëna Terezë”.

    “Parullat” është një film shqiptar i vitit 2001 me regji të Gjergj Xhuvanit. Ishte filmi i parë shqiptar që u përzgjodh për t’u shfaqur në dy javët e regjisorit në Festivalin e Filmit në Kanë 2001 dhe ka fituar shumë çmime të tjera të festivalit.

    Ngjarjet zhvillohen në vitet e diktaturës komuniste në një shkollë fshati. Të gjithë ishin të detyruar tu bindeshin urdhërave që vinin nga lart. Mësues Andrea ka një lidhje dashurore me mësuese Dianën. Nxënësit dhe mësuesit ishin të detyruar të shkruanin me gurë parulla nëpër kodra duke i thurur lavde regjimit në fuqi. Andrean që kundërshton urdhërat e transferojnë dhe më pas e arrestojnë.

    Regjia : Gjergj Xhuvani, Skenari : Ylljet Aliçka, Yves Hançer, Producent : Les Films des Tournelles Albanian General Vision Rossy Films Les Films en Hiver , Muzika : Denis Barbier, Skenografia: Shaqir Veseli. Në rolet kryesore luajnë Luiza Xhovani, Birçe Hasko, Artur Gorishti, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Niko Kanxheri, Fadil Kujovska etj.

    Shfaqja e filmave në ambiente, kinema të hapura verore, në Prishtinë dhe qytete të tjera të vendit tonë, është një projekt i mbështetura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark