×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Filmohet momenti kur rrufeja godit aeroplanin në Kanada

    Insajderi
    07 March 2024 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kanadez raportohet se ka regjistruar momentin kur një Boeing 777 u godit nga rrufeja pak pas ngritjes.

    Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, shumica e aeroplanëve goditen nga rrufeja të paktën një herë në vit. Mirëpo, një incident i tillë rrallëherë kapet në video, shkruan businessinsider.

    Ethan West tha se ishte duke i shikuar aeroplanët në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouverit të dielën kur pa një nga fluturaket e preferuar: Boeing 777-300ER.

    Menjëherë pasi ai filloi të filmonte “Air Canada” duke u ngritur, aeroplani u godit nga rrufeja, raporton dailymail.

    Një zëdhënës i Air Canada konfirmoi për CBC News se aeroplani që u nis nga Vancouveri u godit nga rrufeja.

    Ai vazhdoi udhëtimin 10-orësh drejt aeroportit Heathrow të Londrës dhe u ul i sigurt përpara se të kontrollohej, shtuan ata.

    Aeroplanët që dyshohet se janë goditur nga rrufeja duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detyrueshëm, i cili mund të shkaktojë vonesa në fluturime.

    Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se aeroplanët shmangin stuhitë sa më shumë që të jetë e mundur.

    Aeroplanët komercialë janë të dizajnuar me disa mbrojtje për të zbutur goditjet nga rrufeja, si p.sh. një shtresë mbrojtëse shtesë që përçon elektricitetin larg pasagjerëve dhe elektronikës së brendshme. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark