Liverpool dhe Real Madrid do të zhvillojnë mes tyre edhe finalen e Champions League, teksa më 28 maj në “Stade de France” do të diskutohet edhe trofeu i këtij kompeticioni.
Përpara kësaj ndeshje, do të përformojë edhe këngëtarja e njohur, Camila Cabella, e cila do të hapë në këtë mënyrë edhe spektaklin në Paris, për t’iu paraprirë më pas emocioneve në fushën e lojës.
Këngëtarja kuban-amerikane do të performojë një miks pesë minutësh të hiteve të saj përpara fillimit të sfidës më të rëndësishme për klube.
“Jam shumë e emocionuar që po ngjitem në skenën e UEFA-s. Finalja e Champions League në Paris këtë muaj. Kam shumë surpriza për ju”-shkruan Camila në postimin e saj, ndërsa shfaqet duke performuar me imazhin e kupës së Champions League të dukshëm.
Finalja e Champions League transmetohet në mbi 200 vende dhe tërheq shifra të shikueshmërisë që shkojnë rreth 300-400 milionë.
Kështu Camila Cabello ndjek hapat e disa prej yjeve më të mëdha të muzikës ndërkombëtares, ku përfshihet edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, cila performoi në Championsin e 2018-ës.