×
  • Sport
  • Sport

    Finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventus dhe Atalantas me tifozë në stadium

    Insajderi
    29 April 2021 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tifozët kthehen në stadiume edhe në Itali. Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në “Mapei”, në Reggio Emilia, do të jetë e hapur për publikun për një maksimum prej 20% të kapacitetit të stadiumit. Vendimi u njoftua nga nënsekretari i Shëndetësisë në Itali, Andrea Costa.

    “CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”.

    Vendimi vjen dy javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së spektatorëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020, kusht që UEFA e konsideroi thelbësor për konfirmimin e Romës si qytet pritës. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark