Data 1 qershor është përcaktuar si dita në të cilën do të luhet e ashtuquajtura “Finalissima”, takimi mes triumfueses së Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës. Një trofe i krijuar për të sjellë më shumë bashkëpunim në sport, si dhe për të shkëmbyer kulturat sportive.
Kështu, Italia që mposhti nga penalltitë në finalen e Euro 2020 Anglinë, sfidon Argjentinën e cila nga krahu i saj mposhti me rezultatin 1-0 Brazilin në vitin 2021. Në fakt, “Finalissima” nuk është një risi pasi është zhvuilluar edhe më herët dhe rikthehet 29-vite nga edicioni i fundit, teksa këtë trofe Argjentina e ka fituar në vitin e largët 1993 ku e udhëhequr nga Maradona mposhti në finale Danimarkën, ndërsa edhe Italia ka në palmaresin e saj një trofe të tillë teksa e ka fituar këtë kompeticion në 1985 ku mposhtën në finale Uruguajin.
Sa i përket “Finalissimas” së datës 1 qershor ajo do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley, ndërsa UEFA ka publikuar edhe çmimet e biletave të cilat nisin nga 25 paund. Sa i përket rregullave, nëse sfida i konsumon 90-minutat pa një fitues, atëherë ajo do të shkojë menjëherë te goditjet e penallitve dhe nuk do të ketë kohën shtesë prej 30 minutash.