×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fiorentina zgjedh një shqiptar për të zëvendësuar serbin Milenkoviq

    Insajderi
    25 July 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesit e Inter janë ende në kërkim të një mbrojtësi pasi nuk ia dolën me sukses në tratativën për të transferuar Gleison Bremer i cili në fund zgjodhi të firmoste për Juventus.

    Zikaltërit tashmë kanë përqëndruar energjitë tek Nicola Milenkoviq i Fiorentinës. 24-vjeçari gjithashtu është një nga lojtarët difensivë më të vlerësuar në Serie A e mbi të cilin ka shumë pritshmëri.

    Ndaj, Inter ka nisur negociatat për t’ia vendosur në dispozicionin trajnerit Simone Inzaghi për sezonin e ardhshëm.

    Por, nëse bisedimet mes Fiorentinës dhe Inter mbyllën me sukses e mbrojtësi transferohet në Milano, atëherë klubi vjollcë do të ketë nevojën për një zëvendësues. Dhe, sipas Il Tirreno i pari në listë për të marrë trashëgiminë e Milenkovic është Marash Kumbulla.

    Mbrojtësi i kombëtares vuajti stolin në sezonin e parë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Roma dhe diëka të tillë e rrezikon ta pësojë edhe në sezonin e ri duke qenë se portugezi i beson treshes Ibanez, Smalling dhe Mancini.

    Në këtë formë, Fiorentina është në ndjekje të 22-vjeçarit dhe gati për të nisur bisedimet me klubin kryeqytetas me teknikun Vicenzo Italiano që është i gatshëm të punojë me lojtarin shqiptar

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark