×
  • Lajme
  • Aktuale

    Firmosen kontratat e para për adoptimin e qenve endacakë

    Insajderi
    28 August 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Hanrofc, sot u bë nënshkrimi i kontratave të Komunës së Prishtinës me qytetarë të cilët do të adoptojnë qenë endacakë.

    Në këtë ceremoni që u zhvillua në strehimoren e licencuar edhe nga Agjencia e Veterinës, mori pjesë edhe kreu i kryeqytetit Përparim Rama dhe stafi i tij.

    Rama tha se me këtë iniciativë tregohet interesimi i Komunës së Prishtinës për t’u marrë me këtë çështje, njofton Klan Kosova.

    “Kemi punu në vazhdimësi që qytetarët të mos rrezikohen nga qentë, në mesin e hapave është edhe nënshkrimi i kontratave sot me familjet që do të adoptojnë qentë. Çdo qytetar nga krejt territori i Kosovës është i mirëseardhur të adoptojë qentë endacak në kryeqytet. Në këtë mënyrë iu ndihmojmë kafshëve e u ofrojmë siguri qytetarëve”, tha Rama.

    Për ata që lëshojnë qentë e adoptuar dhe nuk i mbajnë konform marrëveshjes sipas kryetarit Rama do të gjobiten.

    Ndërsa drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica shtoi se në rast se haset në rrugë që një qen i adoptuar është braktisur atëherë gjoba do të jetë nga 1 mijë deri në 3 minë euro, varësisht nga shkelja që konstatohet se bëhet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark